
Foto ilustrim
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth dy orë më parë në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, njofton “Mitropol”.
Në aksidentin që ka ndodhur në segmentin në fshatin Zhabar kanë pësuar lëndime pesë persona si pasojë e ndeshjes së dy automjeteve mes vete.
Rastin e ka konfirmuar oër “Mitropol” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kan pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Zahiti për “Mitropol”.
Të njejtit janë dërguar për trajtim në spital.








