
Minuta më parë ka ndodhur një aksident në lagjen Vaganica të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Iliaz Kodra, mes dy veturave, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Banorët theksojnë se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të një grope, e cila ka mbetur e hapur nga punimet e ujësjellësit.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar. Mitropol, do ju mbajë të njoftuar me rastin. /Mitropol/








