
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në segmentin në Kçiq, njofton “Mitropol”.
”Mitropol” ka siguruar fotogratitë e aksidentit gjersa dëshmitarët bëjnë të ditur se në aksident janë të përfshira dy vetura.
Një veturë e tipit Audi me targa të Serbisë ka goditur nga pas veturën e tipit Passat, duke shkaktuar lëndime në njerëz.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato shëndetësore. Auto-ambulanca ka bartur pacientët për në spital.

Ky është aksdienti i dytë për sot në këtë magjistrale, pasi pak më parë një i tillë me të lënduar ka ndodhur në hyrje të Prishtinës./Mitropol/








