
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në Shupkovc të Mitrovicës, njofton Mitropol.
Në vendin e ngjarjes ndodhen një veturë dhe njësite nga Policia e Kosovës e ato emergjente bashkë me një grumbull njerëzish, siç mund të shihet edhe në fotografi.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin.








