
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri, përball furrës Orex.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturash, ku shihen dëmtime materiale por ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident apo jo.

Në vendngjarje shihen të kenë arritur edhe njësitet policore, ku po i identifikojnë shkaqet që e kanë dërguar deri tek aksidenti.
Aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të gjata në atë pjesë të rrugës, ku shihet që aksidenti pothuajse ka bllokuar qarkullimin në atë rrugë.








