
Arian Tahiri, bartësi i listës së PDK-së pritet të jetë nënkryetar i ri i Komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Indikacione për këtë ka dhënë një postim i sotëm i Tuli Maxhunit, anëtar i PDK-së, ku shihet në kafe me Tahirin, duke e quajtur këtë të fundit ‘nënkryetar’.
“Njerëzit e zgjuar dijetarët e mëdhenj, filozofët e lashtë dhe largpamës kanë ditur të predikojnë dhe të veçojnë te njeriu një nga sjelljet dhe gjërat më të çmuara të tij siç janë: qëndrimi dhe dashuria ndaj punës…e hajt qitu tham te pim ka një kafe me nën kryetarin… Arian Tahiri.
…po punohet, po punohet…👌”, ka shkruar Maxhuni në fotografinë e tij në Facebook.
Ndryshe, Tahiri ka qenë krahu i djathtë i kryetarit Bedri Hamza përgjatë tërë kohës si dhe kryetar i rinisë së degës së PDK-së në Mitrovicë.
POSTIMI I PLOTË:
https://www.facebook.com/100007088058499/posts/3084846561761582/







