Premium Store
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Mitrovicë personi që qëlloi me armë rojtarin e familjes Gërbeshi në Vushtrri

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vrasje në tentativë”.

I dyshuari F.A., 40-vjeçar, dyshohet se me datën 12 korrik 2025, është përfshirë në një rast të ndodhur në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ishte plagosur viktima i cili ishte duke ruajtur një pronë private të familjes Gërbeshi.

Dukato 1

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, si prova materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor./Mitropol/

Active