
Trajneri i deritanishëm i KB Yllit, Adis Beçiragic prej sot do jetë pjesë e ekipit mitrovicas.
Burime të “Mitropol” brenda klubit kanë njoftuar se sot klubi ka përfunduar marrëveshjen gojore me Adis Beçiragiç përmes telefonit.
Marrëveshja e shkruar pritet të nënshkruhet menjëherë gjatë javës së ardhshme, siç njoftojnë burime të “Mitropol”.
Emërimi i Beçiragiç po konsiderohet si përgjigje e menjëhershme e Trepçës, pas humbjes së finales karshi Pejës.








