Aurora Group
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok

Pak minuta më parë të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Zubin Potok, në afërsi të Jasenovikut që  pranë pikës kufitare në Bërrnjak, njoftojnë burime të “Mitropol”

Në Jasenovik është ndërtuar edhe një bazë e Policisë së Kosovës ku qëndrojnë njësitet e Policisë Kufitare të Repulikës së Kosovës.

Medi

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Serbët kanë vendosur disa barikada në magjistralen që dërgon për në pikën kufitare në Jarinje, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një ish pjesëtar i Policisë së Kosovës që dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore.

Ish-polici i arrestuar është Dejan Pantic, i cili u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

Ndryshe, “Mitropol” mëson se në mesin e personave që janë mbledhur në veri ka edhe të armatosur.

”Mitropol” ka kontaktuar edhe me PK-në për ta konfirmuar lajmin.

Koha