LAJMI I FUNDIT: Dështon marrëveshja për shtrenjtimin e biletave të autobusëve Prishtinë-Mitrovicë, kjo është arsyeja

Kompanitë e autobusëve dy ditë më parë kishin marrë iniciativën për shtrenjtimin e biletave për relacionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë, shkruan Mitropol.
Sipas diskutimeve që patën, planifikohej që bileta e autobusit për relacionin Prishtinë-Mitrovicë të ngritej edhe për studentët nga 1 euro sa ishte në 1.50 euro.
Njejtë planifikohej ngritja e çmimit edhe nga Vushtrria në Prishtinë, nga 0.70 centë sa ishte në 1 euro me çmim të ri.
Mirëpo, nga burime brenda Stacionit të Autobusëve, Mitropol mëson se kjo marrëveshje e firmave për ngritjen e çmimeve dështoi, andaj çmimet për relacionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë do mbeten të njejta.
Arsyeja e dështimit të marrëveshjes, siç njofton ky burim i Mitropol është për faktin se dy nga kompanitë nuk pranuan ta shtrenjtojnë çmimin e biletës, andaj çmimet do vazhdojnë të mbeten të njejta./Mitropol/








