Pellini
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Dy vetura të blinduara të policisë bëjnë ndeshe tek Ujmani

Në aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura të policisë ka ndodhur sot tek Liqeni i Ujmanit në veri, transmeton “Mitropol”.

Bëhet fjalë për automjete të blinduara të Policisë Kufitare të Kosovës.

Aurora Group

Siç ka konfirmuar për KoSSev zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, toger Branislav Radoviq, në aksident nuk ka të lënduar.

Njëkohësisht ai shton se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa më shumë detaje se si ka ndodhur aksidenti do të dihen pas përfundimit të hetimeve.

Premium Store