Pellini
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për plaqkitje në pompën e derivateve “Alfa Trade” në Mitrovicë, rrethohet nga Njësia Speciale

Pompa e derivateve “Alfa Trade” në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të Shupkovcit dyshohet të jetë plaqkitur mbrëmjen e sontme, njofton Mitropol.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për Mitropol se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës bashkë me patrolla të thjeshta policore kanë rrethuar objektin e pompës.

Pellini

”Policia kishte vendosur shirita rreth tërë pompës”, thotë ky dëshmitar për Mitropol.

Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara, mirëpo Mitropol ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin./Mitropol/

Premium Store