Pellini
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Elvis Feka pritet të jetë drejtor në qeverisjen e Bedri Hamzës

Bedri Hamza tashmë ka marrë edhe zyrtarisht mandatin e kryetarit që nga e premtja e 26 nëntorit.

Vendimi i parë që mori si kryetar ishte emërimi i Arian Tahirit në pozitën e nënkryetarit.

Tripika

E tash kur nga Hamza pritet t’i emëroj drejtorët, Mitropol nga burimet e veta në PDK mëson se Elvis Feka është emër i përfolur për drejtor në Drejtorinë e Prokurimit.

Feka, i cili aktualisht është i angazhuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” pritet ta ngrijë pozitën e tij për të shërbyer si drejtor i Bedri Hamzës.

Mitropol raportoi edhe më parë se disa nga drejtorët tjerë do të jenë Valdete Idrizi, Drita Kadriu, Remzi Rrahmani e Vesa Broja./Mitropol/

Premium Store