Active 2
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin tre personave të zhdukur gjatë luftës

Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kanë zhvilluar gërmime në varrezat e fshatit Hajvali, në Prishtinë.

Gërmimet u bënë në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë rezultuar me zbulimin e mbetjeve eshtërore që dyshohet t’i përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998–1999).

Aquapark 2

Sipas autoriteteve, mbetjet janë tërhequr nga terreni dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore dhe identifikim të mëtejshëm.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Koha