Aurora Group
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete një zyrtar policor në Mitrovicë të Veriut

Një person është gjetur pa shenja jete para pak orësh në një banesë në Mitrovicë të Veriut.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është zyrtar i stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut.

Aurora Group

Mësohet se i ndjeri ka jetuar i vetëm në një banesë në rrugën ‘Djona Kennedy’.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Weelnes