Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Grabitet me armë zjarri QTA në Tavnik, dyshohet për vjedhje të 20 mijë eurove

Foto ilustrim

Një grabitje me armë zjarri është kryer sonte rreth orës 20:30 në Tavnik (Iliridë) të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Grabitja ka ndodhur në rrugën “Rifat Vidishiqi”.

Medi

Burime të “Mitropol” njoftojnë se vjedhja ka ndodhur në marketin QTA dhe dyshohet se janë vjedhur mbi 20 mijë euro.

Rastin e vjedhjes për “Mitropol” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 20:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, është kryer një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe ka ikur në drejtim të panjohur.”, ka thënë Zahiti.

Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave.

Dukato 1