
Granit Tmava, djali i Ahmet Tmaves, ish drejtorit të “Trepçës”, pritet të jetë drejtor në qeverisjen e Bedri Hamzës, shkruan Mitropol.
Vendimi i parë që mori Hamza si kryetar ishte emërimi i Arian Tahirit në pozitën e nënkryetarit.
E tash kur nga Hamza pritet t’i emëroj drejtorët, Mitropol nga burimet e veta në PDK mëson se Granit Tmava është emër i përfolur për drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit.
Tmava, ishte njëri nga kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale, ndërsa është njëri nga aktivistët më të hershëm të PDK-së në Mitrovicë.
Granit Tmava, ka të përfunduara studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në studimet e nivelit Master është duke studiuar Menaxhment Internacional, në kolegjin “Globus”.
Mitropol raportoi edhe më parë se disa nga drejtorët tjerë do të jenë Valdete Idrizi, Drita Kadriu, Remzi Rrahmani e Vesa Broja./Mitropol/








