
Minuta më parë stadiumi “Riza Lushta”, është bërë cak i hajnave, shkruan Mitropol.
Hajnat kanë dëpërtuar deri brenda zyreve të stadiumit dhe kanë vjedhur zyren e sekretarit të klubit.
Nga klubi njoftojnë se hajnat kanë arritur ta vjedhin një televizor prej zyrës së sekretarit.
Njoftimi i plotë:
Deklaratë për Mediat televizive dhe Online Portalet.
Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave.
Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e Stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyren e Sekretarit dhe nga aty vjedhin një Televizor dhe disa gjësende të imta.
Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rrethë objektit të Stadiumit ku siq dihet fatkeqësishtë në murin e pjesës Lindore të Stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit.
Lutemi që ky të jetë rasti i fundit se siq dim edhe para dy viteve pati ndodhur i njejti rast kur janë thyer zyret dhe janë vjedhur disa gjera që kanë të bëjnë me Dokumentacionin Administrativ të klubit.
Zyra për informim
KF TREPÇA’89 FC
Mitrovicë
29.11.2021








