Medi
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar

 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, shkruan Mitropol.

Tripika

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Liburn Aliu.

Aliu tha se dorëheqja e tij vie pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.

Koha