
Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës do udhëhiqen nga drejtorë të Partisë Demokratike të Kosovës, si fituese e zgjedhjeve lokale, shkruan Mitropol.
Burime të Mitropol bëjnë të ditur se kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza do jetë i prerë në udhëheqjen e këtyre tri drejtorive.
Pozita të tjera udhëheqëse do ndahen edhe për partnerët e koalicionit.
Sipas burimeve të besueshme të Mitropol, Hamza po përgatitet që më 1 dhjetor ta marrë edhe zyrtarisht detyrën e kryetarit të Mitrovicës, me ç’rast pas marrjes së detyrës do fillojë me emërimet në ekzekutiv./Mitropol/








