Dukato 2
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: KFOR-i dërgon sërish ngarkesa ushqimore në veri me helikopter

Një helikopter i KFOR-it është parë sërish se është nisur drejt veriut me një ngarkesë ushqimore, njofton “Mitropol”.

“Mitropol” ka siguruar fotografi e video të helikopterit të KFOR-it gjersa shkonte në drejtim të veriut.

Dukato 1

Raportohet se i njejti u nis nga Frashëri me ngarkesë e u kthye sërish në Frashër pa të, siç shihet edhe në video.

Ende nuk dihet se për çka po bart KFOR-i ushqime në veri, apo nëse janë të destinuara për shfrytëzim nga ushtarët e KFOR-it.

Një dërgesë e tillë ishte realizuar edhe më 13 dhjetor të këtij viti./Mitropol/

Koha