Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Kryetari Bedri Hamza nesër emëron drejtorët e rinj

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka mbi dy javë që ka marrë postin e të parit të Mitrovicës.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, vendimi i parë i tij ishte emërimi i nënkryetarit, Arian Tahiri. Pas Tahirit, pasi siguruan votat, PDK zgjodhi kryesuesen e Kuvendit, Vesa Brojën.

Active 1

E tash kur po përflitet emërimi i drejtorëve, Mitropol nga burime ekskluzive mëson se Hamza pritet t’i emëroj drejtorët e rinj të ekzekutivit nesër.

Valdete Idrizi do jetë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drita Kadriu e Arsimit, Valon Brahimi në krye të Inspeksionit, Elvis Feka në krye të Prokurimit, Ukshin Rrecaj në krye të Drejtorisë për Financa, Granit Tmava në Shërbime Publike, Gëzim Stavileci në Administratë, Egzon Sadiku nga FeD, drejtor i Ambientit./Mitropol/

Koha