Aurora Group
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: LDK përjashton Armend Agollin dhe Xhyljeta Imerin nga partia

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka përjashtuar nga partia ish-kandidatin për kryetar të komunës, Dr. Armend Agollin dhe asambleisten më të votuar në parti, Xhyljeta Imerin, shkruan Mitropol.

Ky përjashtim vjen pas pjesëmarrjes së tyre në seancën për votimin e kryesueses së PDK-së, Vesa Brojës.

Aurora Group

“Të lartëpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”, kanë shkruar nga partia.

Mitropol kishte raportuar edhe më parë se LDK kishte mbajtur mbledhje për përjashtimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri.

Të lartëpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së.

Të njejtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik.

Roadside