Aquapark 1
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Ministri Elbert Krasniqi dënohet me 3 mijë euro gjobë

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjobitur me 3,000 euro subjektin politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe kryetarin e saj, ministrin Elbert Krasniqi, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025.

SultanDoner

Vendimi është marrë pas ankesës së Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), e cila kishte pretenduar se kryetari i IRDK-së kishte bërë një postim në rrjetin social Facebook më 10 tetor 2025, që përmbante elemente në kundërshtim me rregullat e mirësjelljes politike.

Në vendimin, PZAP ka urdhëruar që Elbert Krasniqi të largojë menjëherë postimin në fjalë, duke paralajmëruar se moszbatimi i këtij urdhri mund të sjellë sanksione shtesë.

Pas këtij vendimi ka reaguar Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, i cilie quajti Krasniqin shpifës.

“Ka kaluar koha kur mundesh me njëllos dikend padrejtësisht dhe për qëllime politike, ka shtet ligjor këtu!
Besoj tash i ka marr përgjigjet e kërkuara në postimin e tij! Shpifës , je turp i vërtetë”, tha ai në reagim.

Active 1