LAJMI I FUNDIT: Natyralizohet Amin Hot, nga tani llogaritet si basketbollist vendor i KB TREPÇA

Amin Hot, organizatori i lojës së KB TREPÇA nga sot do të llogaritet si lojëtar vendor i mitrovicasve, shkruan Mitropol.
Kjo ka ndodhur për faktin se Hot është natyralizuar dhe ka marrë nënshtetësin kosovare.
Menagjerët e KB TREPÇA kishin bërë kërkesë që Hot të natyralizohet, kërkesë kjo që është pranuar.
Kujtojmë se mitrovicasit këtë sezonë garojnë për titullin kampion në superligën e Kosovës në basketboll. /Mitropol/








