LAJMI I FUNDIT: Ndizen dritat e Vitit të Ri në sheshin e Mitrovicës

Nga sonte sheshi i qytetit të Mitrovicës do jetë i ndriçiar me dritat e reja që janë vendosur për kremtimin e festës së Vitit të Ri, shkruan Mitropol.
Dekorimi i sheshit për dallim nga qytetet e tjera deri tani duket të jetë shumë i thjeshtë.
Arsye për këtë është mungesa e buxhetit komunal për dekorim, meqë siç është bërë e ditur, ekzekutivi i kaluar nuk ka ndarë asnjë shumë nga buxheti për këtë qëllim, andaj dekorimi është bërë me mjete të organizatave dhe bizneseve lokale.
Fotografi nga sheshi sonte ka sjellur fotografi mitrovicas Ergyn Meshekran, nën atmosferën e bukur të rreshjeve të shiut./Mitropol/







