LAJMI I FUNDIT: Pasi eskaloi situata, Policia e Serbisë arrestoi një nga protestuesit që theu kordonin policor (PAMJE)



Sipas pamjeve live nga faqja “Srbin.info”, shihet se situata aktualisht është mjaft e tensionuar dhe protestuesit janë shumë afër kufirit, duke tentuar të futen në Kosovë.
Pas eskalimit është formuar një kordon i Njësive Speciale të policisë serbe për ta parandaluar eskalimin tutje.
Policia serba pastaj ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë.
Arrestimi i tij u bë duke u dëgjuar brohoritjet e protestueseve kundër.

Kujtojmë se në anën e Kosovës në kufi janë shtrirë telat gjemborë dhe aty po qëndrojnë forcat e shtuata të KFOR-it amerikan.








