
Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë dhe Aleanca Kosova e Re dega në Mitrovicë, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor me njëra tjetrën, njofton Mitropol.
Lajmin për nënshkrimin e koalicionit e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Bedri Hamza, i cili ka falënderuar strukturat e AKR-së për mbështetjen.
“U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.”, shkroi Hamza në facebook.
Nënshkrimi i koalicionit u bë nga përfaqësuesit e dy partive në Mitrovicë, Bedri Hamza dhe Gjergj Beka. /Mitropol/








