
Një numër i madh policësh dhe zjarrëfikësish kanë rrethuar ndërtesën e “Neptun” pranë Lux Mall në Mitrovicë, njofton Mitropol.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për “Mitropol” se ende nuk dihen arsyet e pranisë së këtyre njësiteve aty, pasi nuk ka shenja se nga diku ka zjarr.
Mitropol ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes dhe do ju mbajë të informuar për rastin, pasi të marrë konfirmimin e Policisë.










