Aurora Group
KOSOVËLAJME

Lajmi i fundit: Policia e Kosovës po kryen kontrolle në një shtëpi në Uglarë

Policia e Kosovës aktualisht po kryen kontrolle në të paktën një lokacion në fshatin Uglarë.

Bëhet fjalë për një shtëpi që ndodhet në një zonë pranë vendit të shpërthimit në kanalin ujitës.

Active

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se në këto momente po bëhet inspektimi i terrenit përreth kanalit të Ibër-Lepencit.

“Po kontrollohet terreni dhe gjithçka që ndodhet në atë terren”, tha Veton Elshani.

Një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës është vendosur në rrugën magjistrale në Uglarë, disa qindra metra larg kanalit Ibër-Lepenc, ku të premten ndodhi shpërthimi./ZP Info

Artikulli u përkthye dhe përshtat nga Mitropol

Dukato 1