Pellini
LAJME

LAJMI I FUNDIT: SHBA kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, thotë Escobar

Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë, kërkesë kjo të cilën Serbia e paralajmëroi se do t’ia shtrojë KFOR-it, përcjell klankosova.tv.

Kështu është përgjigjur i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Radion Europa e Lirë.

Medi

”Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim ketë fare”, deklaroi Escobar.

”Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”, vijon ndër të tjera ai.

Dukato 1