
Pak minuta më parë ka filluar të digjet trafoja kryesore e rrymës në lagjen Shipol të Mitrovicës, njofton Mitropol.
Banorët kanë dërguar fotografi në redaksi të portalit ku shihet trafoja duke i dalë tym.
Ata thanë për “Mitropol” se kanë lajmëruar ekipet e KEDS-it dje Zjarrëfikësve tash e 10 minuta mirëpo asnjë ekip nuk ka ardhur ende në vendngjarje.
Ende nuk dihen arsyet që sollën zjarrin në trafonë elektrike.









