
Ngritja e çmimit të naftës në mënyrë enorme ishte kryetemë në Kosovë ditëve të fundit.
Çmim më i lartë i regjistruar në Kosovë qysh prej pasluftës arriti në 1 euro e 81 cent për litër, shkruan Mitropol.
Mirëpo pas uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar çmimi i naftës në Kosovë ka nisur të bie.
Ka dy ditë, që çmimet e naftës u ulën në 1 euro e 51 cent.
Mediat e huaja raportuan para pak ditësh se Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar ta rrisin prodhimin e derivateve.








