Largohen vazot e betonit në qytetin e Mitrovicës, Drejtori Tmava thekson se u liruan hapësirat publike

Gjatë ditës së sotme, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Mitrovicës, kanë bërë largimin e vazove të betonit nga pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan Mitropol.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Granit Tmava, ka theksuar se me largimin e këtyre vazove është bërë lirimi i hapësirave publike në qytetin e Mitrovicës.
Vazot ishin të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit, e shumë prej tyre nuk kryenin “funksionin” që kishin, dhe nuk dihet pse ishin të vendosura në vende të caktuara. /Mitropol/







