Premium Store
02LAJME

LDK cakton ish-asambleistin vëzhgues në Vushtrri, përjashtohet nga qendra

Një vëzhgues i LDK-së është larguar nga një qendër e votimit në Vushtrri, pasi i njëjti thuhet të ketë qenë kandidat për asamble komunale.

Menaxheri i kësaj qendre votimi në Vushtrri, Ardian Jashari tha se personi në fjalë ka ardhur në shkollë me dokument identifikues.

Active 1

“Personi në fjalë ka ardhur në shkollë me dokument identifikues, është pranuar nga kryesuesi i vendvotimit dhe pastaj kemi pasur ankesa lidhur me këtë rast, kemi kontaktu me KKZ-në Vushtrri dhe jemi dakordu që i njëjti të largohet”.

“Kam biseduar me personin në fjalë dhe i njëjti është larguar pa asnjë problem”, u shpreh ai.

Njëri prej koordinatorëve në qendrën e votimit ka thënë se Behar Duraku ka qenë i pajisur me të gjitha dokumentet dhe i ka kryer procedurat e nevojshme për të qenë vëzhgues në balotazh, pasi i njëjti nuk ka fituar ulëse në Kuvend dhe është larguar nga kjo garë dhe aty ka shkuar vetëm si vëzhgues i LDK-së.

Active 1