Market Florenti
02LAJME

LDK ia numëron dështimet e Ferit Idrizi në 100 ditët e pushtetit në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri ia ka numëruar dështimet e kryetarit të ri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizit, duke qenë në krye të Komunës, shkruan Mitropol.

Në mesin e premtimeve elektorale të Idrizit ishin 51 zotime që kishte thënë se do i realizonte në 51 ditët e para në pushtet, e që në fakt nuk e ka realizuar asnjë nga to.

Medi

Këto janë dështimet që i radhiti LDK në 100 ditë e Ferit Idrizit në Komunën e Vushtrrisë:

1. Vizitë turistike në Durrës me Kryesi të PDK për buxhetin e Komunës
2. Mos subvencionimi i klubit të futbollit me 100.000€, të premtuara në buxhet:
3. Zhvendosja e tregut (nga 1 hektar) në mini treg për 15 tregëtarë:
4. Për herë të parë nga pas lufta nuk janë ftuar organizatat e luftes në homazhe për Festen e Pavarësisë së Kosovës:
5. Mos përfshirja në buxhetin e vitit 2022 e shujtave për personelin shëndetësor, shërbyesit civil dhe punëtorët e arsimit:
6. Vizita më e rëndësishme: vizita te Përparim Rama në Prishtinë:
7. Donacionin e vitit 2021 për tregun për prodhuesit vendor me Islamic Relief e ka nënshkruar prap, ndonëse Kryetari Tahiri e ka fituar këtë donacion dhe e ka nënshkruar marrëveshjen me Islamic Relief në vitin 2021
8. Nga 51 premtime në 51 ditët e para, i ka realizuar 0 premtime:
9. Ndalimi i Kombibusve:
10. Në Laboratorin e QKMF qytetarët munden me i kry vetëm 2 analiza;
11. 3 HERË ËSHTË KTHYER MBRAPSHT BUXHETI I KOMUNËS SË VUSHTRRISË NGA MINISTRIA E FINANCAVE SEPSE TABELAT BUXHETORE JANË PËRGATITUR GABIMISHT!

Koha