Medi
LAJME

LDK: Kushtetuesja vërtetoi që Dehari dhe VV-ja tentuan ta bllokojnë funksionimin e institucioneve


Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetuese përpjekjet për të futur procedura të votimit të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit, shkruan Mitropol.

Gjykata ka sqaruar se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve duhet të bëhet vetëm me votim të hapur, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës.

Sipas LDK-së, ky vendim përbën fitore për demokracinë dhe ligjshmërinë në vend, siç thonë “duke konfirmuar qëndrimin e saj se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kishin synuar bllokimin e institucioneve”.

LDK ka bërë thirrje që të gjitha forcat politike ta zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës dhe që Kuvendi të vijojë menjëherë me zgjedhjen e udhëheqjes me votim të hapur. Partia ka theksuar se do të qëndrojë e përkushtuar në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe demokracisë në Kosovë.

Koha