
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës në Shqipëri, shkruan Mitropol.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 5:04, sipas A2 CNN, pranë Krujës, rreth 16 km larg Tiranë.
Thellësia e tërmetit ishte 5 km, sipas ESMC.
Tërmeti u shoqërua me disa paslëkundje, të magnitudës 2.2.
Përgjatë ditëve të fundit, disa termete janë regjistruar në detin Jon, pranë brigjeve greke./Mitropol/








