Medi
02LAJMESHNETA

Leonard Muja, djali i agjës së deputetit Armend Muja kandidat për drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Konkursi për drejtor të Spitalit të Mitrovicës është në proces e sipër dhe ende nuk dihet se kush do ta marr këtë pozitë nga pesë kandidatët

Leonard Muja, specialisti i pulmologjisë është djali i agjës së deputetit të Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Muja. Ai është një nga pesë kandidatët për drejtor të Spitalit të Mitrovicës.

Dukato 1

Gazeta Shneta ka telefonuar kandidatin, Leonard Muja, për të marrë një deklaratë në lidhje me atë se sa do të ndikoj në garën për të parin e spitalit lidhja familjare e tij me deputetin, mirëpo ai thotë se asnjë arritje e tij deri më tani në profesionin e tij nuk ka qenë dhe nuk është e ndërlidhur me djalin e agjës së tij – deputetin e LVV- së, Armend Muja.

“Po djal të agjës e kam (deputetin Armend Muja) por çka ka lidhje kjo. Jam specialistë i mushkërive më shumë se 10 vite, jam doktor i përgjithshëm dhe kam punu në sektorin e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë për tetë vite. Kam qenë tre vite e gjysmë shef në sektorin e emergjencës”, sqaron ai, përderisa thekson se deputeti e ka kuptuar kandidimin e tij për drejtor nga mediat.

Ai thotë se fal punës së tij ka arritur të bëhet kryeshef i emergjencës në QKMF të Mitrovicës “të gjitha këto dhe përvojën time si pulmolog për më tepër se dy vite i kam pa asnjë merit nga Armend Muja”, shprehet ai për Gazetën Shneta.

Në garë gjithashtu është Luljeta Zhubi, e cila aktualisht mbanë postin e drejtoreshës në këtë spital,  Sanije Sekiraqa, Vjollca Selmani dhe Sadri Pllana.

Konkursi për gjashtë drejtor të spitaleve rajonale është hapur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

 

Dukato 1