Premium Store
LAJME

Letonia reagon pas sulmit ndaj ushtarëve letonezë në Zubin Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonezë të KFOR-it në veri të Kosovës. 

Përmes një postimi në Twitter kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

Active 1

“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

 

Koha