EKONOMIKOSOVËOP-ED

Ligji i pagave: Po vjedhni në kafshatë të gojës zotri Kryeministër!

“Herë-herë flas me njerëzit ashtu si fëmija që luan me kukullën: fëmija e di mirë se kukulla nuk e kupton, por ai vazhdon të luajë me kënaqësi, i vetëdijshëm për mashtrimin e gëzimit të komunikimit.”

Fillova të shkruaj me ketey thënie sepse po i njejti na doli Kryeministri ynë, luan me popullin me vetëdije për mashtrim.!

Florenti Company
Koha
Market Florenti
KL

Qytetarët tanë nganjëherë po duken si kukulla që i lejojnë udhëheqësit e vendit të luajnë me ta.
Nga 80 e ca mijë shërbyes civil që marrin pagë buxhetore, askush nuk e ngriti zërin t’i thonë diçka kryeministrit dhe ministrit te financave për MASHTRIMIN e madh qe ju bëjnë.

Që nga ai moment kur publikuan koeficientin për ligjin e pagave, filluan të proklamojnë me krenari rritje të pagave për shërbyesit e shtetit. Me kujtuat atë skeçin humoristik që nuk njihte paratë, për 5 euro i thonin “500-she t’kemi dhënë”.

Gjithçka në rregull, rritje pagash është shumë e mirëseardhur në këtë kohë krize. Injorimi më i madh dhe fyerje intelegjence është mashtrimi dhe vjedhje ne numra vetëm e vetëm për të dalë më mirë në opinion, kinse rritja eshte aq e madhe në përqindje.

Mashtrimi këtu është Neto/Bruto.

Deri sa erdhët në pushtet akuzonit ata se po vjedhin në gurë të varreve, a ju po bëni më zi, po vjedhni në kafshatë të gojës zotri Kryeministër!

Mashtrimi juaj është konkret, per t’iu dalë grafikoni më i madh, përqindja e “rritjes” së pagës më e madhe. Pagën e deritanishme e shfaqët neto (ashtu si ju del në llogaritë e tyre bankare), në fakt edhe shtesat ua kishe hequr ndërsa paga me rritje në bruto, këtu o belaja.

Atë pagën e mësimdhënësit prej 421 që ju e quani Bruto nuk është e vërtetë dhe keni manipuluar me të, dhe të tjerat. Një mësimdhënës i shkollës fillore dhe të mesme të ulët deri tani pagën neto e kishte 441€ duke e përfshirë edhe pervojë  10 vjeçare pune, si shembulli në këtë rast.

Mësimdhënësit deri më tani për përvojë pune janë shpërblyer rreth 2€ në vit, me sa kam njohuri, dhe ka mundësi të gaboj. I mashtrove kinse ju ngritet pagën atyre 40% a në fakt ngritja eshte 14%. I mashtrove të gjithë mësimdhënësit, policët, gjykatësit e prokurorët, mjekët e infermierët… sigurisht që % e ngritjes është variabile në bazë të profesioneve, aty ku i vrehet përqindja pak më e madhe tek Doktorët e specializuar.

Po e marrim një shembull:

441€-20€ (shpërblimi i përvojës së punës) =421€ . Por kjo pagë ka kontribut pensional 5% nga punëdhënësiedhe 5% nga punëmarrësi dhe tatim në fitim sipas shkallëve tatimore 0-80=0% 80-250=4% 250-450=8% dhe mbi 450 =10% tatim në të ardhura.

Si në shembull:

421+48.98 kontributet pensionale + tatim në të ardhura 24.33+ 20 euro nga përvoja e punës = 514.3 € paga bruto e mësimdhënësit ka qenë deri në janar 2023.

Mashtrimi është këtu, paga e re bruto 588-paga që ishte bruto 514.3= ngritje page 73.7 € që në përqindje ngritje page është vetëm 14%.
Nuk e dijmë shtesën e pervojës të punës se a është përfshirë ne pagën bruto nga kjo rrjedh rritje 18% ngritje page ne kushte te barabarta bruto/bruto, po qe nuk është e përfshirë edhe kjo ngritje prej 14% e ka vlerën me te vogel pastaj.

421-588=167 që sipas jush i bie 40% ju konvenoi për t’u lavdëruar, që nuk është reale.
Te gjithëbe pagat u’a llogarite neto vetëm e vetëm për kenaqesitë tuaja!

Së shpejti shpresoj te ju shoh duke lozur me kukullën e vajzë suaj, sepse sa për punët që ke bë deri sot…!

Nuk po u mbetem borxh mësimdhënësit si informatë se sa do ta ketë pagën neto.
524.95.

588-29.4 (58.8)kontribute pensionale =558.60€ paga qe tatohet:
0-80=0
80-250= 6.80€ tatim
250-450= 16€ tatim
Mbi 450 = 10.86 tatim

Gjithesej tatimi në pagë është 33.66€ dhe rezultati është 524.94 pagë Neto. Nëse nuk është e përfshirë pelërvoja e punës në pagën bruto 588, paga e një mësimdhënësi të SHFMU me përvojë 10 vjeçare është 548.90€. +- 4€

Autor: G. B.
02/02/‘23
Mitrovicë