Lirim Mehmetaj thotë se Policia e Kosovës i ka tërhequr dy hetuesit në rastin e Rozeta Hajdarit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Policia e Kosovës ka tërhequr dy hetuesit në rastin e ministres Rozeta Hajdari, e këtë ai e quan skandal.
Sipas tij, Policia e Kosovës, është e dirigjuar politikisht nga Xhelat Sveçla dhe ka vendosur t’i largojë ata nga rasti dhe t’i transferojë.
”Për ata që nuk e dijnë, hetuesi policor është personi kryesor në rast, sepse ai është i ngarkuar me gjetjen e fakteve dhe prezantimin e tyre para prokurorit”, shkruan Mehmetaj.
Postimi i plotë i tij:
Skandal: Policia i tërheq 2 hetuesit në rastin e Rozeta Hajdarit
Paramendojeni dy policët hetues që kanë qenë duke e hetuar Rozeta Hajdarin, Policia e Kosovës, e dirigjuar politikisht nga Xhelat Sveçla, ka vendosur t’i largojë nga rasti dhe t’i transferojë.
Hetuesin policor, Shaip Elshani, që po e hetonte Hajdarin, policia e ka transferuar në Malishevë.
Kurse Idriz Gashin në Skenderaj.
A po e kuptoni që kjo është ndërhyrje e padëgjuar më parë në Kosovë, ku hetuesit tërhiqen pothuajse në fund të rastit.
Për ata që nuk e dijnë, hetuesi policor është personi kryesor në rast, sepse ai është i ngarkuar me gjetjen e fakteve dhe prezantimin e tyre para prokurorit.
Shtet mafi. Pushtet i frikshëm.







