Premium Store
LAJME

Lirohet edhe një pronë tjetër e uzurpuar në Veri


Edhe sot, Policia e Kosovës po ndihmon Agjencinë e Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave, e cila hyri në apartamentin në rrugën Kralja Petra I këtë mëngjes, shkruan Mitropol.

Zyrtarët e Agjencisë kanë hyrë në këtë objekt për shkak të dyshimeve dhe pretendimeve se ishte uzurpuar.

Në momentin e hyrjes së tyre në apartament, brenda u gjetën disa persona që jetonin aty dhe të cilët tani ndodhen jashtë tij.

Kujtojmë se para disa ditësh edhe disa prona të tjera që ishin të uzurpuara janë rikthyer pronarëve të tyre shqiptarë.

Koha