Dukato 2
KOSOVËLAJME

Lirohet kameramani Jetmir Muji

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se pas disa orësh të mbajtjes në Stacionin Policor Qendër, kameramani Jetmir Muji është liruar.

Dukato 1

Pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të cilat, sipas saj, po përndjekin në mënyrë të vazhdueshme, të kundërligjshme dhe të rrezikshme vajzat e saj të mitura, reagim ky që ka pasuar pas pamjeve që Muji ka marrë në shkollën private ku vajzat e Osmanit ndiqnin mësimin.

Active