Lirohet nga paraburgimi Sadik Duraku i arrestuar nga Serbia
Sadik Duraku,shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat nga Serbia për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999 është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Kjo ministri ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.