Lladrovci bën hajgare për Mitrovicën në takim me Kurtin, i shkrin duke qeshur kryeministrin dhe kryetarët e komunave (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dje me kryetarët e komunave të Kosovës, me ç’rast kanë nënshkruar “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”.
Gjatë kësaj ceremonie, ka pasur edhe disa momente humori, ku kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka bërë Kurtin dhe kryetarët e tjerë të komunave të qeshin.
“E ke rrit numrin e madh ti Mitrovicë”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, fjali pas së cilës shpërthejnë të qeshurat.
Më pas dikush i sugjeron Kurtit që t’i bëjë kryetarët e komunave më shpesh bashkë. Sërish ndërhyn Lladrovci, duke i thënë se “Ku je bre. E madhe je. Mbesë Drenice je”.








