
Valdrin Haxhiu ka shkëlqyer në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar mes Kb Rahoveci dhe Kb Trepça, shkruan Mitropol.
Në këtë ndeshje skuadra mitrovicase arriti të shënonte fitore me ç’rast edhe u kualifikua në gjysmëfinale.
Në fitoren e Trepçës me rezultat 74:71 shkëlqeu kapiteni i skuadrës, Valdrin Haxhiu, i cili kontribuoi me 20 pikë të shënuara prej të cilave 6 tre pikësha.
Përveç Haxhiut lojë të mirë treguan edhe transferimet e huaja. Trepça në gjysmëfinale do ta pres skuadrën fituese të ndeshjes Kb Ylli vs Kb Bashkimi. /Mitropol/








