Premium Store
02KULT'ARTLAJMESPORT

“LUANI me rrotë nëpër botë” me autor gazetarin mitrovicas Fatmir Hajzeri shfaqet premierë më 16 shtator

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Festivalin 5-të të Filmit Sportiv Prishtina 2025.

Festivali do të mbahet më 𝟏𝟔 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟕 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 (e martë dhe e mërkurë) në kinemanë 𝐀𝐁𝐂 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë.

Premium Store

Gjatë dy ditëve do të shfaqen 10 filma dokumentarë nga sporti vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë edicion, 𝐏𝐫𝐞𝐦𝐢𝐞𝐫ë vjen dokumentari “𝐋𝐮𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐫𝐫𝐨𝐭ë 𝐧ë𝐩ë𝐫 𝐛𝐨𝐭ë”, i autorit Fatmir Hajzeri, që i kushtohet themeluesit të sportit të boçës në Kosovë, Luan Çabra, i cili shfaqet të martën në 18:00, kur është paraparë edhe ceremonia hapëse.

Hyrja është falas.

Në linkun në vijim mund të gjeni orarin e plotë me detajet për secilën shfaqje: https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2025/09/Sport-Film-Festival-Schedule.pdf

Koha