
Për nder të 24 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfaqësues nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri të prirë nga kordinatori Sylejman Meholli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besim Muzaqi, asambleistë e aktivistë, bënë sot homazhe tek shtëpia dhe varri i kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
“5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998, na kujtojnë sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, i cili ra heroikisht bashkë me pesëdhjetë e gjashtë anëtarë të familjes, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atdheut”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
“Duke besuar në vlerat njerëzore dhe në luftën e drejtë, ata u shndërruan në pishtar të Luftës Çlirimtare dhe gurë themeltar për lirinë, demokracinë e pavarësinë e shtetit tonë”, përfundon njoftimi.








