Active 2
02LAJME

Mali në fshatin Vidimriq po digjet, zjarrfikësit ishin për ta fikur ditën por zjarri u përhap sërish natën

Mali në fshatin Vidimriq është duke u djegur. Zjarri kishte filluar sot gjatë ditës, për çka ndërhynë zjarrëfikësit.

Ndërhyrja e zjarrëfikësve doli të jetë e pamjaftueshme pasi zjarri u rindez rishtazi me të rënë terri, shkruan Mitropol.

Active 1

Pas rindezjes së zjarrit, banorët thonë se zjarrifikësit u kanë thënë banorëve të dalin dhe të tentojnë ta fikin zjarrin vet me kova.

Zjarri ka bërë që rryma në fshatin verior mitrovicas të ndalet, pasi rrjeti elektrik është afër zjarrit.

Ndryshe, ky zjarr ka filluar nga mëngjesi dhe po shkon duke u rritur./Mitropol/

📸 Fshati Vidimriq

Dukato 1